• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal i komplikon Chelsea zonën Champions: një gol i anulluar Blues e një i vlefshëm i Gunners

-Instant, Sport, Video



Derbi i Londrës shkon për Arsenal, që kthen me këmbë në tokë Chelsea e Tuchel. Blues pasi mundën kampionët e Manchester City, janë dorëzuar përballë Gunners, duke u mundur 0-1, në një ndeshje që komplikon zonën Champions për Chelsea, tani nën presionin e West Ham. Vendosi ndeshjen një gol i Emile Smith-Rowe, ndërsa një tjetër është anulluar me VAR si për ti shtuar adrenalinë derbit.

Arsenal ia doli të triumfojë 1-0 përballë Chelsea në javën e 36 të Premier League. Në Stamford Bridge vendosi goli i Smith-Rowe në minutën e 16’, favorizuar nga një gabim i rëndë i Jorginho: mesfushori gaboi pasimin prapa duke nisur aksionin e golit. Blues mund të kishin barazuar rezultatin në minutën e 61’ me golin e Pulisic, por Var anulloi për pozicion jashtë loje. Në fund Arsenal rezistoi, e mori një fitore që e bën të shpresojë akoma tek Europa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *