• |
ide | kryesore

Video/ Euro 2020 humb kampionin e parë: tronditet Hollanda, Van Dijk lajmëron se nuk do të jetë gati

-Instant, Sport, Video



Virgil van Dijk ka vendosur të heqë dorë nga Kampionati Europian i kësaj vere. Mbrojtësi i Hollandës dhe Liverpool, që ka pësuar një dëmtim serioz në gju, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Euro 2020: “Rikuperimi po shkon mirë, por pyesja veten nëse ishte rasti të rrezikoja e të merrja pjesë në Europian, apo jo. Arrita në përfundimin se zgjedhja më e mirë është të mos i luaj, edhe pse më vjen shumë keq. Është e vështirë, por duhet ta pranoj. Gjatë verës do të vazhdoj të stërvitem për sezonin e ardhshëm”, ka thënë van Dijk në një intervistë të botuar në faqen zyrtare të Liverpool.

Hollandezi pësoi një këputje të ligamentit të kruciatit në tetor dhe parashikimi për rikuperimin ishte 6 muaj. Hollandezi, doli para kohe në derbin kundër Everton pas një ndërhyrje të frikshme të portierit Jordan Pickford. “Liverpool FC mund të konfirmojë se Virgil van Dijk do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në gju, – shkruante komunikata e Reds -. Nuk është fiksuar asnjë datë specifike për rikthimin e tij në fushë në këtë pikë. Pas ndërhyrjes, Van Dijk do të nisë një program rehabilitimi me stafin mjekësor të klubit për ti lejuar që të kthehet në formën e tij më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dëmtimi i rëndë i Virgil van Dijk pati pasoja edhe ndaj autorit të ndërhyrjes, Pickford. Portieri anglez i Everton, në fakt, u detyrua ti besojë jetën truprojave që ti garantojnë sigurinë e tij e atë të familjes pasi në adresë të tij u dërguan dhjetëra kërcënime me vdekje.

https://www.youtube.com/watch?v=ng9HWdV-FmE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *