• |
ide | kryesore

Video/ “I M Inter (Yes I M)”: bashkëpunim brilant, zikaltrit publikojnë këngën e titullit

-Instant, Sport, Video



Inter ka një këngë të re. Një homazh për të festuar titullin e 19 kampion, që ka thirrur në cështje një bashkëpunim artistësh me besim zikaltër. Siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit milanez “I M INTER (Yes I M) është fonogram ideal për të festuar udhëtimin e skuadrës së Contes që çoi në arritjen e trengjyrëshit të nëntëmbëdhjetë, që ka më shumë shije, duke qenë se i ndërprenë ecurinë rekord armikut të përjetshëm: Juventus dhe nëntë titujve radhazi. Teksti u shkrua nga Max Pezzali me Claudio Cecchetto dhe Mirko Mengozzi, muzika është e Renato Garrettos dhe Dj Pitch. Kënga, prodhuar nga Cecchetto, këndohet nga Mirko Mengozzi, folësi zyrtar i Interit në San Siro, dhe nga Caterina Mastaglio. Tri versione të shkarkueshme: një e kënduar nga Mengozzi, një nga Mastaglio dhe një version karaoke.

https://www.youtube.com/watch?v=ePFikWGJykQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *