• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, KAS pranon provat e opozitës për Gjirokastrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KAS ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër. Nga ana tjetër me 3 vota janë rrëzuar kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat që kryqëzohen nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve. Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit.

”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret. Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”- tha anëtari i KAS.



2 Comments

  1. Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale
    1. 10.003 leje legalizimi
    2. +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore
    3. 63 milionë euro paga shtesë
    4. 2.5 milionë euro ndihma ekonomike
    5. 125 milionë euro pagesa për tërmetin
    6. 83 mijë fletë votimi të pavlefshme
    7. 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote
    8. 910 mijë vjedhje të të dhënave personale
    NUK janë akte të dënueshme moralisht, por KRIME ZGJEDHORE që do të bënin TË PAVLEFSHME zgjedhjet në çdo shtet normal!!!!

  2. KAS-i i rregjimit te Edvin Droges nuk pranoi marrjen e provave te reja nga Institucionet shtetrore qe kane bere masaker zgjedhore,aty lehtesisht dalin te dhena mbi blerjen e votes,shperblimet ndaj qytetareve kundrejt votes se tyre !
    Banda do nxirret Lakuriq,delet do ta kuptojne se kane gabuar rende me shitjen te Narko trafikantet dhe sherbetoret do te shperfytyrohen keqas nga koha qe po vjen …..!
    Dhe mjeranet,shpirtshitur qe thone se humbi opozita do te vihen ne kendin e peshtymes si levyres te rregjimit kriminal !
    Krimi elektoral ka ndodhur…..,me dokumete zyrtare dhe keto jane vetem pjesa e Ajzbergut,imagjinojeni boten e krimit te Rruges qe u be njish me politiken dhe median e inceneratoeve ,Elbasan ku banditi qe kishte listen dhe kartat,fletepalosjet e Taulant Monstres,jepte interviste eskluizive ne Top Inceneratorin,median e Mafies ne kete vend !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *