• |
ide | kryesore

Boiken Abazi: Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz

Arkiva, Lajme, Të fundit



Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit, por që nuk arriti që të fitonte duke akuzuar për manipulime të procesit, në një postim në Facebook shprehet se vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

“Me rënien e diktaturës në Shqipëri nuk u liberalizua tregu, u liberalizua krimi. Nëse gjatë diktaturës “të drejtën” për të kryer krime me ose pa ligj, e kishin vetëm funksionarët e lartë të aparatit shtetëror dhe rrethi i tyre, në këto 30 vjet “e drejta” për të kryer krime u decentralizua, duke krijuar banda mafioze që kanë kolonizuar pjesë-pjesë Shqipërinë dhe janë lidhur me partitë politike, nganjëherë duke u futur edhe brenda tyre e duke i kontrolluar – sipas nevojës.

Bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike. E gjitha kjo u lidh me anën e errët të globalizimit, përmes tregtisë së drogës dhe trafikut të emigrantëve që në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Paraja e pistë e këtyre bandave politike dhe partive bandite pastrohet në ndërtim në mes të kryeqytetit apo përmes betonizimit të bregdetit.

Kapitalizmi merr forma të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin. Në Shqipëri ai ka marrë formën e neoliberalizmit kriminal përmes simbiozës mes partive politike, bandave dhe oligargisë monopoliste. Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz. Nuk jemi rasti i vetëm në botë, mjafton të shikojmë përtej Adriatikut, apo edhe përtej Atlantikut, për të parë sisteme të ngjashme ne jug të Italisë apo në Meksikë.

Neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të (mbi)jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to. Dhuna e krimit të organizuar është shndërruar në valutën përmes së cilës kryhen transaksionet mes bandave rivale. Dhuna rregullon llogaritë. Databaza e patronazhimit është vetëm një simptomë e patronazhimit të dhunshëm e strukturor të financave dhe ekonomisë-politike në Shqipëri.

Neoliberalizmi merr trajtat e neofeudalizmit. Udhëheqësi “karizmatik” i këtij sistemi, nuk drejton përmes diktatit por përmes marrëveshjeve me bandat mafioze dhe oligarkinë. Ai nuk ka nevojë të ketë kontrollin totalitar të mbretit gjakatar, apo diktatorit, mjafton të dijë të lidh e mirëmbajë marrëveshje me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, në stilin e një “mbreti merkantilist”. Pjesën e dhunës për të realizuar nënshtrimin dhe patronazhimin e kryejnë më tej bandat në bashkëpunim me policinë, si dhe vet situata ekonomike. Shkatërrimi i industrisë dhe i shtetit social, shkatërrimi në masë i mundësisë për punë të ndershme që krijon mirëqenie, krijojnë kushtet perfekte për nënshtrim dhe rekrutim. Një organizim që kërkon transformimin e kësaj situate pa i marrë parasysh rrethanat është, në rastin më të mirë, naiv. Vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Kemi një nevojë të madhe reflektimi dhe analize mbi këtë situatë, në vend që të jepen receta për rrugën përpara. Kemi nevojë të mësojmë e te hymë në dialog me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që po i vuajnë më shumë krimet brutale të neoliberalizmit shqiptar. Kemi nevojën e madhe si shoqëri e si komb të gjejmë një mënyrë organizimi emancipues në kushtet e represionit politik dhe kontrollit kriminal mafioz të ekonomisë dhe politikës. Alternativat nuk mund të jenë receta moderimi, por programe që adresojnë nevojat urgjente të shumicës së varfëruar e të shtresës së brishtë të mesme në Shqipëri” shkruan ai.



9 Comments

  1. Bravo nxorret prova video ekzakte jo si Luli Mos u dekurajoni nga nje pjese e shqiptareve qe lavderojne hajdutin

    1. Kujt i plasi trapi per provat? Edhe ça pastaj? Po i thoni ujkut qe te pame? Do jete vertet i prekur ujku. E dini cduhet per ta ndaluar ujkun? Jo? Atehere vdisni. Rrofte ujku.

  2. Bravo Bojken, Shqiperia ka nevoje per politikane si Ju, si Albini dhe Vjosa. Partite e vjètra jane banda mafioze qe vjedhin kete popull budalla. Vazhdoni keshtu pa u ndalur pasi per disa vjet partia juaj do jete partia kryesore ne Shqiperi. Ju do sillni moralin dhe pergjegjshmerine ne politiken e piste shqipyare.

  3. BRAVO BOIKEN . TANI DUHET ZGJIDHJE ME PATJETER , NA U ÇA KARI ME KETO PARTI KURVA QE 30 VJET VETEM HAJNI DHE KRIM NA KAN SJELL

  4. Eshte mire te dialogosh me njerezit, ndigjoni ata dhe jipni alternativat tuaj te thjeshtezuar e kapshem nga ata per hallet e tyre. Shqiperia ka nevoje per filozofine e mendesine social-demokrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *