• |
ide | kryesore

Durrës/ Policia arreston babë e bir për drogë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për drogë. Mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir I.Ç., dhe B.Ç., pasi iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Mësohet se ditën e djeshme kanë ndaluar B.Ç., 30 vjeç, banues në Durrës,(i biri) pasi nuk ka zbatuar masën e sigurisë ” Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë policia njofton se në vijim të operacionit policor “Arrameras”, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, në sajë të punës së pandërprerë është vënë në pranga edhe shtetasi i shpallur në kërkim. I arrestuari është H.X., 28 vjeç, banues në Larushk, Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *