• |
ide | kryesore

“DW” analizon situatën mes Izraelit dhe Palestinës: Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt

-Instant, Lajme, Planet



Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, janë shtuar zërat për vetëpërmbajtje. Gjermania kritikon sulmet ajrore kundër Izraelit, SHBA thekson, se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”.

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmet me raketa të Hamasit dhe grupeve ekstremiste të lidhura me këtë organizatë. “Qëllimi i tij është të vriten njerëzit pa dallim dhe në mënyrë arbitrare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin. Nga sulmet kanë humbur jetën disa vetë. “E janë si qytetarë hebrenj edhe qytetarë arabë të shtetit Izrael”, tha zëdhënësi i kancelares Merkel. “Kjo dhunë nuk justifikohet me asgjë dhe Izraeli ka të drejtë në kuadër të vetëmbrojtjes të mbrohet ndaj sulmeve”, tha Seibert. Ajo që kërkohet është që të dyja palët të futen në dialog për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar dhe të negociojnë një marrëveshje.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden tregoi mirëkuptim për reagimin e Izraelit. Pas një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidenti amerikan tha se “pritshmëria ime dhe shpresa ime është kjo të marrë fund herët e jo vonë” por Biden theksoi se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e tij”. Qeveria amerikane ishte shprehur më parë e shqetësuar për shkallëzimin e situatës dhe u bëri thirrje palëve në konflikt për uljen e tensioneve. Edhe BE ka reaguar pas ashpërsimit të situatës. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel pas një bisede me presidentin izraelit, Rivlin, u bëri thirrje të dyja palëve të ndalin luftimet dhe të mënjanojnë viktimat civile. “Ne jemi shumë të shqetësuar për dhunën aktuale dhe sulmet pa dallim.”

Izraeli vendos për vazhdimin e sulmeve ajrore

 

 

Kabineti i sigurisë në Izrael vendosi vazhdimin e sulmeve kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Televizioni Kanali 12 ka raportuar, se ushtria do të godasë menjëherë “simbole të sundimit të Hamasit” në zonën palestineze. Sipas mediave lokale janë shkatërruar Ministria e Financave në qendër të Gazas dhe një bankë e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se kanë humbur jetën 67 palestinezë, 388 vetë janë plagosur.

Të enjten në mëngjes edhe në Tel Aviv u dëgjua alarmi i raketave. Në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit u plagosën 5 vetë. Një ndërtesë u shkatërrua rëndë. Fluturimet në aeroportin e Tel Avivit janë devijuar ndërkohë në një aeroport tjetër afër qytetit Eilat. Më parë një duzinë raketash palestineze kishin rënë në qytete izraelite si Ashdod dhe Ashkelon. Në Sderot afër Gazës një djalë 5 vjeçar humbi jetën pas goditjes nga një raketë. Nga e hëna në mbrëmje, kur Izraeli sulmohet me raketa nga Rripi i Gazës kanë humbur jetën 7 vetë dhe janë plagosur 200 të tjerë. Gjithsej janë hedhur 1600 raketa në drejtim të Izraelit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ndërkohë në rrugët e Izraelit ka pasur sërish përleshje të ashpra mes qytetarëve izraelitë dhe arabë. Në qytetin Acr izraelitë arabë sulmuan një hebre dhe e lënduan rëndë. Kurse në Bat Yam në Tel Aviv, të mërkurën në mbrëmje një turmë e zemëruar ekstremistësh izraelitë tërhoqi zvarrë një arab nga automjeti duke e plagosur rëndë. Të tjerë shkatërruan dyqane të arabëve. Pakica arabe në Izrael përbën 20% të popullsisë me më shumë se 9 milionë vetë./DW



2 Comments

  1. Europa dhe amerika plaka thoshte zdi ke te qai me par njerin e ka dial e tjetrin e ka nip kjo eshte loja e 2 superfuqive po Okb,ja rri ne diell apo ne hihe.

  2. koha te logjikojm ,cfar duam dhe ,cfar po mendojm, cfar po veprojm ,dhe e sigurt,cfar na pret thotë:

    SEJCILI NGA NJERZIT NE KET BOTE,MUND TE FLAS SI TE DESHIROJN ,SE NDAL KUSH PER NGJARJET QE ZHVILLOHEN DHE TE FUQISHMIT DHE TE DOBTIT MUND TE ANGAZHOHEN KU TE DUAN TEK E VERTETA APO PADREJTESIJA,POR MOS TE TE HARROJM SE NDOLLEMI PERMES DISA GJERAVE THELBESORE,,POZICIONI NJERZOR,SI NATYRALITET,,KU DUAM TE DREJTAT DHE SPRANOJM PADREJTESIN,POZICIONI JON PERBALL DETYRIMEVE ME GJALLESAT ,EKUJLIBRAT,POZICIONI ME TE KUPTUARIT SI FUNKSIONON JETA DOMOSDOSHMERIT,LILLJET ME ZOTIN,DHE PERSHTATJEN ME TE GJITHA OSE SHKATRRIMIN,DHE PERFUNDIMIN ASHTU SI NUK NA PELQEN ,URDHERONI I THON NJE FJALE UJT DUKE SHTERRUR DHE NE DUKE U MBYT ,DERI SA TE MBYTEMI NE NJE PIKE UJI,E PSE SEPSE NUK SHOHIM TE DREJTEN HAKUN PERGJEGJSIT DHE VEPROJM SIPAS DESHIRES DUKE I THEN INTERES PA MENDU PASOJAT E PACMANGESHME,QE PO NA PERFSHIJN, NE PO MUNDOHEMI TE FUSIM NE MORS NJERITJETRIN ME GRABITJE PLACKITJE SHKATRRIM NE NJE RRUG PROBLEMESH PA ZGJILLJE NDERKOHE KUR VET NE ME NJERI TJETRIN DUKE U BERE NDIHMES DHE PLOTSUES NE DOBI DUKE PRAKTIKUAR TE VERTETEN BEHEMI BURIM DOBISHE ZGJILLJESH SHPRESE LEHTESIMI PER NJERITJETRIN,SEPSE KESHU U KRIJU ZINXHIRI FUNKSIONIT TE EKUJLIBRAVE DOBIVE ZGJILLJEVE,NE UNITET ASDKUSH NUK MUND TJA DAL I VETEM ,POR KY UNITET DOBI PAQE ZGJILLJE SIGURI SHPRES NUK NA VJEN,AS ME URREJTJE AS ME HAKMARRJE AS ME LUFT AS ME SHKATRRIM AS ME MASHTRIM POR ME RREGULL MAS DREJTESI HAK,KAQ DUHET KUPTUAR ,PRANUAR ,SE ASKUSH NUK E HAN ME SAPUNIN PER DJATH SE E KA ZBULUAR SHIJA FAKTET E ZHVILLIMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *