• |
ide | kryesore

Incidenti te sheshi “Skënderbej”, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, – u shpreh ai.

Një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Ai fillimisht u neutralizua nga besimtarët e pranishëm, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë.

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, 40-vjeçari tentoi të vetëdigjet me benzinë 



4 Comments

  1. o plera, po nuk ju vjen keq per njerezit, qe jan bere te semure ne ate vend , dhe ju po beni humor ketu? ne vend qe te shprehni dhimbje per fatkeqesit e tjetrit, juve gezoheni duke bere humor.Ai eshte nje cike i semure me vese, por jo i rrezikshem per njerezit se kete semundje e ka qe 18 vjet, dhe ai punon dhe jeton me njerezit, por eshte i lodhur nga hallet familjare dhe fatkeqesit qe i kan ndodhur,prandaj eshte shkaterruar si njeri.E njoh kete djalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *