• |
ide | kryesore

Izraeli përgatit trupat në kufi për pushtim tokësor të Gazës (FOTO)

Arkiva, Planet, Të fundit



Benjamin Netanyahu ka refuzuar sot kërkesën e armëpushimin nga Hamas teksa Izraeli po dislokon trupat e këmbësorisë pranë kufirit të Gaza, për pushtimin territorial pas masakrës së bombave ajrore në zonën e banuar.

Të paktën 600 sulme ajrore izraelite janë kryer prej të hënës mbi qytetin e Gazas, të cilat kanë shembur ndërtesa banimi, dhe sipas Izraelit kanë neutralizuar nëntë komandantë të Hamas. Këta të fundit kanë lëshuar rreth 1000 raketa drejt Izraelit duke shkaktuar te pakten pesë të vdekur.

Megjithë dënesën e komunitetit ndërkombëtar, Netanyahu thotë se ushtria është e gatshme për një operacion afatgjatë në Gaza dhe ka refuzuar një kërkesë armëpushimi që Hamas njoftoi përmes ministrisë së jashtme të Rusisë.

Deri tani 83 palestinezë janë vrarë nga sulmet, duke përfshirë dhe 17 fëmijë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha sot se trupat ushtarake janë pranë kufijve të Gaza, për operacione të ngjashme me ato të viteve 2014 dhe 2008-2009.

Ndërkohë Izraeli po përballet me kriza të rëndë të brendshme mes qytetarëve arabë dhe hebrej ku përleshje urbane janë njoftuar në qytete të ndryshme gjatë trazirave të natës.

“Fushata nuk ka mbaruar”, tha një ministër i kabinetit izraelit pas takimit me Netanyahu.

Planet për pushtimin tokësor janë aprovuar nga ministri izraelit i mbrojtjes Aviv Kohavi, sipas Jerusalem Post.

Presidenti Joe Biden dhe kryeministri Boris Johnson bënë thirrje për përmbajtje dje. Ndersa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi sjelljen e Izraelit duke thënë se vendit “i duhet dhënë një mësim”.

Erdogan tha në një bisedë telefonike me Vladimir Putin se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë Izraelit një mësim të mirë, dhe kërkoi që OKB të ndërhyjë me një mesazh “të qartë e të vendosur”.

Por thirrjet ranë në vesh të shurdhër teksa mëngjesin e sotëm Izraeli dhe Hamas vijuan shkëmbimin e zjarrit, megjithse forca e grupit militant palestinez nuk mund të krahasohet me mundësitë e zjarrit te Izraelit.



14 Comments

  1. Kta do benin mire ti conin ter palestinezt ne jordani e te binin rehat te dy palet se ndryshe perher do ken probleme

    1. Po pse duhet te ikin Palestinezet nga toka e tyre…
      Tju vij turp qe flisni keshtu, po ju e hani perdite turpin me buke dhe e shtyni me pak uje.

      1. Historia thote qe izraelitet kane banuar aty mbi dy mije vjet. Kshu qe kthehu te kopshti pa drek daku se qeke bylmez nga historia

  2. O AliDems si mund te cosh Kosovaret te jetojne ne Shqiperi e atje te shkojne serbet? Te keqen e llogjikes, jane autoktone palestinezet vllai..

    1. Jo mer jo, nuk ka vend krahasimi qe bere ti sepse te pakten Shqiptaret dhe Kosovaret jane i njejti popull, ndersa Jordania me Palestinen nuk kane shume lidhje me njera tjetren.

  3. Qe palestinezet jame mistreca dhe bythqira kjo duket qarte por prape e meritojne nje cop shtet kshu qe izraeli do bente mire ti jepte nje cop toke, te ndaheshin nje here e mire e mos tja shihnin me kurre surratin tjetrit.
    Vetem kshu zgjidhet kjo puna ktyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *