• |
ide | kryesore

“Kam lojtarë që nuk shënojnë prej 4 muajsh”: humbi titullin në shtëpi, Duro kapet me të tijtë dhe arbitrin

-Instant, Sport



Një mundësi e cuar dëm, kundër një kundërshtari që lufton për mbijetesë, e për më tepër në shtëpi. Laci është dënuar me një 0-0 që praktikisht e nxjerr nga gara për titull, pikërisht nga korcarët, që I marrin kurbinasve barazimin e tretë në katër ndeshje. Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro nuk e ka fshehur dëshpërimin, duke kritikuar sulmuesit e tij: “Janë ndeshje që të vjen keq që përfundojnë kështu. Dominuam gjithë lojën. Me skuadra që qëndrojnë gjatë gjithë ndeshjes prapa vështirësohet gjithçka. Unë e kam thënë edhe më parëse kemi vështirësi në finalizim. Kur nuk shënojnë sulmuesit bëhet e vështirë. Edhe sot e kishin punën mesfushorët. Janë këta që kanë dalë para portës, por nuk finalizuam. Ato kanë qenë zgjidhja për ne. Kur sulmuesit nuk shënojnë, e zgjidh me mesfushorët. Kam sulmues që kanë 4 muaj pa shënuar” shpjegoi Duro.

Një shigjetim edhe për arbitrin e ndeshjes, që sipas teknikut nuk ka akorduar një penallti në favor të kurbinasve: “Skuadra luajti gjatë gjithë kohës, po kështu është futbolli. Mund ta pësosh edhe më keq. Nëse te rasti i Viktor ka prekje me dorë, atëherë është penallti. Edhe lojtarët më thanë se ishte penallti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *