• |
ide | kryesore

Lubonja: Vendi më keq se në 96-ën, një parti ka kapur shtetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se problemi kryesor është se njerëzit bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sipas tij asnjëherë drejtësia dhe policia nuk kanë qenë kaq të kapura pas një partie.

“E kanë pyetur Primo Levin “si u bë holokausti?” Është përgjigjur “duke bërë njerëzit sikur s’ka ndodhur asgjë”. Kështu erdhi. Unë mendoj që kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në parlament, tani ndihmohet dhe nga policia.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë. Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin unë jam krenar për ju para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje.

Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai neve bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët.

Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë. As drejtësia as policia për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda.

Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë. Do kishin frikë t’i bënin këto sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin.

Pyetja që kam unë është ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne. Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet? Ka ligje këtu apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë.

Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që abuzimi i pushtetit i Edi Ramës që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne.

Në një vend normal ajo e patronazhistëve nuk kalonte, nuk shkoje dot në zgjedhje. Do vepronte drejtësia. Është katastrofë morale për këtë popull, përtej zgjedhjeve. Njerëzit pranojnë që të vjedhë partia e vetë. Është dhe rrezik shumë i madh sepse kur ai sot bën këtë, nesër asnjë garanci nuk kam që me këta prokurorë që kemi, Agron Gjekmarkaj dua ta përgjoj dhe të përdorë gjithë mjetet për të shkuar drejt një partie shtet. Si ndalohet kjo kur nuk kemi ndjeshmëri?”, – tha Lubonja. /BW



14 Comments

    1. Me gjithe respektin per z. Lubonja, ai eshte shume mbrapa. Jo 96-en, por edhe 46-en apo 76-en nuk ka te krahasuar. Ne kohen e social-komunizmit sui generis shqiptar, me Kushtetute, nuk kishte sistem zgjedhor qe votonte per Partine! Por per kandidatet qe propozoheshin nga Partia e Punes , organizatat e gruas, rinise e me radhe.

      Ne regjimin StateCapture, me Kushtetute dhe ligj zgjedhor votohet per Partine!!!! Dhe nuk ka hipokrizi me te madhe kur edhe BE apo OSCE as qe e shikon si ndonje cenim te kriterit politik.

      Por me tronditese eshte kur sot meson se si nje mjeke servile dhe e korruptuar qe Rama e beri deputete me mburrje thote se zgjodhi dhe votoi per PARTINE!!! UAUU, kulmi i injorances.

      Dhe meson gjithashtu historine prekse dhe rrenqethese te nje familjes Qiriazi-Dako, se si kuadrot bashkeshorte Bozo te Partise se Punes jo vetem qe i rrembejme shtepine, por perdorin te gjithe lidhjet ne gjyqsorin komunist, qe me thene te drejten qe e veshtire te korruptohej, per te mos e kthyer pronen tek i zoti. Thuhet se i kishin bere baneses edhe shtesa. Kjo eshte pra kuadri deputet nr.2 qe Rama e servir si ing. termeti por ne fakt eshte nje nder antaret post komunist te klanit te ndertimit ne Tirane dhe qe me Ramen ne Bashki shkaterruan Tiranen.

      Nuk eshte ideologji, komunizem apo demokraci. Nuk ekziston as PS e majte apo PD e djathte. Por disa kafshe njerez simbol i njeriut te ri te komunizmit qe jane do te mbeten vampire te pasurise dhe prones se Shqiperise. Dje, ishte Fatosi, Saliu, Meta, Rama….. ky i fundit po kerkon perjetesine.

  1. Problemi kryesor i Shqiperise eshte kriminalizimi pothuaj total i PS-se. Dhe te mendosh se kjo

    parti eshte ne pushtet , pasojat dihen. Elektorati socialist do ta votoje PS-ne edhe sikur te

    vriste cdo dite ne sheshin Skenderbej nga 100 njerez dhe trupat e tyre ti hidhte ne Lane.

    Lubonja permend vitin 1997, por ne fakt situata eshte shume here me e keqe se ne ate vit te

    mrapshte. Atehere kishte anarki por nuk kishte pale qe luftonin me njeri tjetrin. Kurse sot

    PS duke perdorur shtetin si vegel te saj po mundohet te realizoje nje veper te kobshme per

    Shqiperine : Te ndaje popullin ne dy pjese armiqsore dhe te papajtueshme me njeri trjetrin,

    popullin socialist dhe popullin jo socialist, ku populli socialist eshte sunduesi, disponon te gjitha

    te drejtat dhe beneficet qe i krijon shteti, ndersa populli jo socialist eshte i sunduari, i neperkemburi

    i survejuari nga patronazhist ps-ist, pa te drejta , i shenjuar ose te beje skllavin ose mundesisht

    te largohet nga Shqiperia pa kthim.

    1. po e vertete, nuk ka me arsye ky pushtet vetem abuzim vjdhje krim droge, asnje ndeshkim per sunduesit

      duhet ti themi faleminderit yuri kim qe edhe mundeisne e vetme per ta hequr me vote ia hoqi shqiptaree
      flas per marreveshjen e 5 qershorit qe ia lidhi kembe duar opozites dhe me pas rama ia nguli edhe me me ndryshimet e njeashme ne parlament

  2. Toso mjaft derdellite, leji llafet a krijo partine tende e mat forcat. Partija qorrave apo partija tosave, emrin veja si te duash po dil mat forcat mjaft na bere si pidh i bukur ne tv

  3. Ketu nuk ka parti( mos u benni qesharak) .Ketu ka vetem banda dhe mafje qe kane krijuar shtetin e tyre dhe institucionet e tyre per ti sherbyer vetem atyre. Kaq. lerini lojrat me ” parti e me zgjedhje” se keto jane pislliqe qe i hidhen non stop televizion dashesve si ushqim ( degjerim total) sic ju hidhen derrave ushqim per tu trash e per ti therr ne fund.

  4. Ketu edhe institucionet fetare jane banda mafiozesh. Ketu djallit i skuqet faqja dhe del pa pune si i pa afte. Tallava tallava tellall hallall.

    1. Ketu duhet me bo nje dallim te vogel, ortodokset dhe katoliket nuk.jane perziere ne politike kane bere thireje per votim te ndershem pa blerje

      Por smund te them te njejten gje per kominiteton mysliman i cili nen hijen e erdoganit po kerkon me shume akses ne politike.
      Nuk pritje ndryshe por ata ashtu jane. Smund tu thuash qe si komuniteti me i madh kane pergjegjesi me te madhe, kur sheh qe jane bere pale me ramen. Pra jane blere dhe ata. Duhet te mbanin qendrim kunder blerjes se votes dhe kanabizimit krimit etj, por zgjodhen te marrin noi kocke nga rama dhe erdoani.

      Mos harro se kush i financon vende jo demimratike si turqia dhe arabet, vendet me te keqija per nga te drejtat e njeriut dhe vlerave universale, ku abuzimi nga sheiku apo sulltani eshte norme.
      Mos prit reagim nga komuniteti mysliman jane ne taven e rames.

  5. Askujt nuk duhet t’i qahet, veçse vetes. Dhe kthesën duhet ta fillojë nga vetja, ndryshe, më parë do të dalë në pension, se sa do të jetë kryeministër.

    Hija e Sokol Olldashit është ende në PD, së bashku me mendimin nëse me atë do të kishte qenë më e lehtë fitorja e radhës, apo humbja do të kishte qenë më e rëndë. Të gjitha shënimet dhe përcaktimet të shpien drejt mendimit se me Olldashn nuk do të kishte pasur kaq shumë diletantizëm politik dhe kaq fort joshje pas aferave financiare.

    1. Dmth ska faj rama qe eshte organizuesi i gjithecka ndodhi?

      Se fundmi vetem , sepse me nis nuk mbarojne te keqiat e ramea, se fundmi ska faj rama per tom doshin dhe qifen? Ska faj per elbasanin durresin , per emigrantet qe svotuan? Per ndryshimet e kodit si i donte trapi, per paret qe u dhane shperblim ne te tere shqiperine pa asnje kriter pervecse blerjes se votes??
      Termetit? Perdorjes se shtetit ne fushate ne te gjitha menyrat??
      Persorejs se policiae prokurorise dhe gjyqesorit kqz ne interes ti tij??Perdorjes se bandave rrajes ndraxhit cyrbes ne durres?? Dakos dhe celes??
      Ska faj qe ka blere te gjithe mediat kombetare?? Top channel klan dhe vizion plus??

      I ka bere te tera nga a ne zh

      Ketu fokusohu jo tek e shkuara.

      Por te gjitha keto dihen dhe opozita nuk mund te behet shteti per te garantuar zgjedhje

      Keto vetem zgjedhje nuk ishin, rama si gjithnje e do rezultatin e paracaktuar.

      Nje falenderim i vecante shkon per garantuesit e shqiperise us dhe be qe sjane tu e rrujt per te patur nje ekuiliber sadopak demokratik.

      Pse nuk reagojne ? sic duket sepse dikush do qe te kete trazira, dhe sic duket do kete trazira.

      Nje falenderim i vecante per 750 mije kurva qe votuan qe te qihen ne bythe nga rama
      Ca pret nga keta te tredhur qe kane si moto lerme o zot te rroj!

  6. Berisha ka 2 testamente për trashëgimin e PD pas vdekjes:

    1- (Plani A ) Lulzim Basha kryetar i përjetshëm

    2- (Plani B ) Një nga fëmijët e Berishës nëse Basha dështon disa zgjedhje

    Planin B ja dogji SHBA se i shpallën familjen Non Grata duke ja djegur karrierën fëmijeve.

    Në këto kushte Berisha ka mbet vetëm me PLANIN A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *