• |
ide | kryesore

Meta uron Fiter Bajramin, shmang përgjigjen për komisionin hetimor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas urimit që i bëri besimtarëve myslimanë me rastin e Fiter Bajramit nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët edhe për komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

I hapet rruga shkarkimit të Presidentit Meta, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor! 

Pyetjes nëse do të pranonte ftesën nga Komisioni Hetimor për t’iu bashkuar më datë 18 maj, Ilir Meta iu përgjigj si më poshtë.

“Vazhdojmë festën e mbarësi e gëzime të gjithëve.” – u shpreh kreu i Shtetit.

Në mesazhin e tij jashtë selisë së Komunitetit, kreu i shtetit, tha se uron që sakrifica e besimtarëve në këtë muaj agjërimi, të shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e komunitetit Mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit për të uruar të gjithë besimtarët por dhe gjithë qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë për të shprehur mirënjohjen për ndihmën e mbështetjen që kanë dhënë për të sëmurët, për të pamundurit, ata në vështirësi më të mëdha, për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare më të drejtë me njerëzore dhe më të bashkuar e më në paqe” – u shpreh Presidenti i Republikës. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *