Mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) arriti në 37.6 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 4 muaj gjatë një viti, raportoi INSTAT. Mosha mediane e Shqipërisë është vënë në një trend rritës duke pasqyruar zhvillimet demografike që po favorizojnë plakjen e popullsisë vendit me ritme të shpejta.
Mosha mediane popullsisë nisë rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit sipas të dhënave të INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2021 mosha mediane është rritur me 17.6 vite. Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060 mosha mediane pritet ti ketë kaluar të 50 vitet.
Të vjetrit më të moshuar, persona 80 vjeç e lart ishin rreth 58 mijë në vitin 2011, duke përbërë 2 për qind të të gjithë popullsisë. Ky grup i moshës më të vjetër është segmenti me rritjen më të shpejtë të popullsisë të të moshuarve. Deri në vitin 2031, numri i këtij grupi do të jetë rreth 2.2 herë i vitit 2011 dhe do të përbëjë rreth 4.6 për qind të të gjithë popullsisë.
Në dekadat e ardhshme, popullsia e të moshuarve nuk do të tregojë vetëm një prani të rëndësishme demografike, por gjithashtu do të bëhet një forcë e rëndësishme ekonomike dhe politike. Njëkohësisht, procesi i moshimit do të vendosë një barrë të rëndë mbi sistemet ekzistuese të pensionit dhe kujdesit shëndetësor. Zhvendosja drejt një popullsie më të moshuar sjell një sërë ndryshimesh në shoqëri, si të ardhura më të ulëta, modele të ndryshme konsumi dhe kërkesa strehimi, dhe kërkesa të tjera politike dhe modele të tjera sëmundshmërie./Monitor
Po mësojmë fjalë të reja shyqyr Mediane Ne injorantët i kemi thënë mesatare
Se kuptoj pse shqetesoheni,,, a tha rama do sjell bangladeshas, ata bejne nga 7 8 femij dhe do e ulim prap moshen mediane
Cfar domethene Mediane???? Shqipetare jam por se kuptoj.