• |
ide | kryesore

Një bandë shqiptaro-greke qëndron pas grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke shkruajnë se një bandë shqiptaro – greke është ajo që kreu krimin e tmerrshëm të 11 majit në Glyka Nera, një qytezë në periferi të Athinës. Bëhet fjalë për një grabitje ku 3 persona hynë në një banesë dhe pasi lidhën një çift të ri i morën jetën gruas 20-vjeçare, nënë e një vajze 11-muajshe duke e mbytur.

Gazeta “Protothema” shkruan se hetuesit kanë arritur të identifikojnë bandën nëpërmjet gjurmëve të ADN-së të lënë në rroba nga grabitësit. Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një bandë që kryen grabitje të herëpashershme në Athinë dhe që merret edhe me trafik kanabisi dhe që epiqendrën e kanë në verilindje të Atikës.

“Protothema” shkruan se karakteristikë e kësaj bande është përdorimi i dhunës së tepruar, rrahjet dhe lidhja e viktimave të tyre me litarë. Për të shpëtuar, ata përdorin rrugë specifike dhe rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet në mënyrë që të mos bien përballë me postblloqe policie ose të “fiksohen” nga kamerat e trafikut. Gazeta shkruan se në listën e të dyshuarve që po filtrohet orë pas ore kanë qenë 100 persona. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VIDEO/ Grabitja që ka tronditur Greqinë, autorët nuk folën greqisht kur ikën



1 Comment

  1. Askujt nuk duhet t’i qahet, veçse vetes. Dhe kthesën duhet ta fillojë nga vetja, ndryshe, më parë do të dalë në pension, se sa do të jetë kryeministër.

    Hija e Sokol Olldashit është ende në PD, së bashku me mendimin nëse me atë do të kishte qenë më e lehtë fitorja e radhës, apo humbja do të kishte qenë më e rëndë. Të gjitha shënimet dhe përcaktimet të shpien drejt mendimit se me Olldashn nuk do të kishte pasur kaq shumë diletantizëm politik dhe kaq fort joshje pas aferave financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *