• |
ide | kryesore

Serbi/ Përmbyset autobusi, disa qytetarë mbeten të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Bunanj Potok, në Beograd të Serbisë.

Mësohet se autobusi i cili po udhëtonte në drejtim të Nishit është kthyer përmbys, ndërsa dyshohet se shkak është bërë përkeqësimi i motit. Mediat vendase raportojnë për disa të plagosur, ndërsa katër ekuipazhe të emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve.

Ditën e sotme Beogradi është goditur nga një stuhi e fortë. Po ashtu bëhet me dije se era e fortë ka sjellë probleme në bregun e Danubit, ku një grua ka mbetur e plagosur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *