• |
ide | kryesore

Shansi i fundit: Laçi e Skënderbeu luajnë sezonin në 90 minuta

-Instant, Sport



Laçi-Skënderbeu ka patur gjithnjë rëndësi, emocione e vlerë, sido të ketë qenë renditja. Statistikat në fakt janë të gjitha për korçarët, që në 42 takime kanë dalë fitues 24 herë kundër 11 të kurbinasve me 7 sfida në barazim. Këtë herë status quo-të janë ndryshe. Bardhezinjtë e Duros ndjekin titullin dhe kanë nevojë për fitoren për të vazhduar të shpresojnë, ndërsa të besuarit e Memellit janë në zonën playout me një këmbë nga shpëtimi e një nga rënia nga kategoria. E megjithatë, edhe në këto kushte, bardhekuqtë kanë ditur si ti kundërshtojnë pretendimeve sezonale të Lacit.

Në fazën e parë e të dytë dy barazime, me katër pikë të lëna nga lojtarët kurbinas që i qajnë aq shumë tani. Në 1-1 e javës së 6 e në po të njëjtin rezultat në javën e 15, më pranë suksesit kanë qenë korcarët, të arritur vetëm në të 92 nga Harmon pas avantazhit të Marës e nga penalltia e Nwabuezes që shpëtoi befasinë në shtëpi pas golit të Meksit. Fitorja e vetme, që përligj synimet e larta të Laçit është ajo e fazës së tretë, në javën e 24 ku Duro iu gëzua 0-2 me golat e Mazrekaj e Shehut, që gjithësesi nuk e ngushtojnë hendikapin e golavarazhit të përgjithshëm mes dy skuadrave 71-38 në favor të Skënderbeut.

Tani adrenalina është rritur edhe sepse nuk ka më kohë për të rikuperuar, rezultati mund të mbajë në lojë ose të rrëzojë objektivin e të dy klubeve, kur pas kësaj mbeten vetëm tre javë deri në mbylljen e kampionatit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *