• |
ide | kryesore

Shpërdoruan detyrën, KLSH kallëzon në Prokurori 7 funksionarë në Shkodër dhe Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit
KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori shtatë funksionarë publikë në Shkodër dhe Sarandë. Në një njoftim për shtyp KLSH bën të ditur se gjatë aludimit të kryer në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, duke dalë në përfundim se veprimtaria e tre ish-zyrtarëve ka pasur devijime ligjore. Po ashtu, katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve në rajonin e Shkodrës janë konstatuar se kanë bërë një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore.

“Për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”, njofton KLSH.



4 Comments

  1. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *