• |
ide | kryesore

Tentoi të vetëdigjet në sheshin “Skënderbej”, policia reagon për ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia jep detaje për incidentin e ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë, ku një person u lye me benzinë dhe tentoi ti vinte flakën vetes teksa bërtiste “S’ka zot”. 

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, 40-vjeçari tentoi të vetëdigjet me benzinë 

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.



4 Comments

  1. Kete djalin e njof une.Ka problem me shendetin, qysh kur ka qen ne Angli para 15 vitesh.U semur atje sepse hyri ne rruge te keqe dhe u be me vese.Kete te shkretin e kan lodh dhe hallet familjare, dhe arsyet qe e kan shtyr te digjej jan keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *