• |
ide | kryesore

“Teuta treni i fundit”: Daja harron derbin dhe sheh nga Niko Dovana

-Instant, Sport



“Një ndeshje derbi duhet fituar. Duhet të kishim shfrytëzuar momentet. Derbi nuk pretendohet që të dominohet. Mund të kishim shfrytëzuar situatat që na u paraqitën, duhet të ishin cinik, lodhja bën të sajën, nuk ishim aq rezultativ. Të paktën nuk u humb. Në përballjet që kemi pasur me Tiranën, kemi qenë superiorë në 4 takimet që kemi zhvilluar”. Ilir Daja e ndjen veten superior në prezencë, por ndërkohë rezultati lejon arratisjen e Teutës, tani tre pikë larg.

Nuk ka mundësi tjetër rikuperimi, përvec përplasjes direkte: “Sigurisht që është treni i fundit, pavarësisht se dhe Teuta ka përballje të vështira, ka një transfertë në Laç. Unë i ndjek të gjitha ndeshjet, nuk ka ndjerë lodhje vetëm Partizani dhe Tirana. Po të shikoje dhe ndeshjet e tjera, ka pak rritëm. Kjo është mundësia e kampionatit shqiptar, në këtë lloj. Këtë ngjeshje e kam provuar kur drejtoja Skënderbeu. Rritem e larta, mund të mbajnë ekipin në një tonus të atillë që ndonjëherë të bëjnë mirë në ndeshjet pasardhëse”, u shpreh Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *