• |
ide | kryesore

“Titullar ose ika”: Shehi tregon çfarë ndodhi me lojtarin dhe pranon rezultatin e fushës

-Instant, Sport



“Më vjen keq, kemi qenë shumë larg dhe kemi rikuperuar goxha pikë. Kemi pasur një ecuri të mirë. Gjithçka nuk varet nga ne. Kualifikimin për në Europë e kemi në dorën tonë, pasi kemi ndeshjen me rivalët direct”. Nota optimiste në fjalët e Orges Shehit, që megjithatë ka nevojë për një fitore në ndeshjen direkte kundër Lacit tani që të kurorëzojë sukesin.

Barazimi pa gola me Partizanin nuk është se mund të konsiderohet pozitiv, edhe për faktin se rrezikshëmria e bardhebluve para portës ishte e vogël: “Të jem i sinqertë, e përgatitëm ndeshjen që të niseshim shpejt. Donim të kërkonim sa më shpejt thellësinë. Nuk i shfrytëzuam rastet. Është e qartë që kur luan pas rivalëve, ne me barazimin në fund do e pranonim. Rrezikuam ta pësonim, kur po luanim para. Më mirë barazimi dhe jemi 3 pikë pas rivalëve sesa të humbnim dhe të ishim 4 pikë”, shpjegoi Shehi.

Tekniku bardheblu tregoi edhe cfarë ndodhi me Danson, që u rikthye titular në derbi: “Donte të luante futboll me çdo kusht. E ftonim në grumbullim dhe nuk vinte. Pas U-21 e ftova dhe i thashë nëse je gati mund të vish në skuadër. E kam aktivizuar në ndeshjet e fundit dhe sot e nisa me të nga fillimi. Është pjesë e skuadrës dhe me performancën që bëri sot, meriton vendin e titullarit. Nuk ka trajner në botë që e pranon, që lojtari të thotë ose dua të luaj titullar ose largohem nga grumbullimi” përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *