• |
ide | kryesore

Vrau shokun e tij 27-vjeçar, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Dema gjykohet pasi përpara disa ditësh vrau shokun e tij Mehmet Qemën, te lagja ‘5 maji” në Tiranë. 27-vjeçari Qema nga Hasi u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool. Pasi u qëllua nga miku i tij, i riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.



5 Comments

  1. Pse cfare duhet te bente prokororia, ta propozonte per medalje?
    Ne bar shkohet per qef. Te mbash arme me vete do thote qe ke probleme e ruhesh prej dikujt.
    Alkol dhe pistoleta ne brez! Kush ia kthen me djalin familjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *