• |
ide | kryesore

Vuçiç: Një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova

Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiç u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, por sipas tij informacionet janë nga “burimet zyrtare”. Lideri serb po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë, shumë që, siç thotë ai është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, tha Vuçiç.

UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ushtrisë serbe.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të BE për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.



3 Comments

  1. Sa te jete Biden, ti ja rruan kosovareve! Politike boshe pa rezultat miop kontrovers..prit padine per genocid dhe nuk do kesh me mundesi te besh negociata me “viktimen” si i barabarte por do te kerkohet demshperblim 10 miliarde euro qe te te q*ihet nena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *