• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, Gjykata cakton arrest shtëpie për drejtuesen e makinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë, “Arrest shtëpie” për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit.


Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar.


(Video e aksidentit) 

Avdillari gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin e trefishtë ndërkohë që Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mirë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h. Po ashtu Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për Ankela Mulletin, masën që vendosi edhe Gjykata.

9 Comments

    1. Të dy kanë qënë me faj por drejtuesja e makinës ka ndërruar korsi pa parë nga pasqyra ndoshta dhe pa sinjal siç ndodh rëndom aty dhe i ka prerë krahun të ndjerit. Si e tillë duhet të mbaj përgjegjësi sipas ligjeve neneve në fuqi.

      1. kur je me 180 km/h sado te shohesh nga pasqyra nuk arrin dot te veprosh, ne fraksion sekonde ka ardhur tjetri, sa te hapesh e te mbyllesh syte.

  1. Ajo ka bere gabim, sic shohim te gjithe neper kryqezime, 2 makina perplasen me nga 30-40 ne ore ( se aq lejohet) prishin parafangot e parakolpet, thyejne ndonje fener…merret siguracioni dhe kaq. Kaq faj ka ajo….per llamarinat e shtremberuara. ai tjetri e kerkoi dhe gjeti pasojen.

  2. Te treja mjetet kan hy gabim aty.Motori me 180 km/h , vetem i droguar te ecesh me ate shpejtesi ne zone te populluar.Ajo budallica qe ka prere aq shpejt aty dhe i ka prere krahun motorit eshte komplet gabim.Ajo duhej te futej ne ate krah shume me heret , jo ne sekondat e fundit .Edhe automjeti qe vjen perballe eshte gabim.Aty duhej te ishte semafor ne ate segment rruge.Duket si rremuje apo tre bull qe perplasin briret ndaj njeri tjetrit kush eshte me i forte.

  3. Faji i dukshem i shoferes eshte se gjendet ne mes te dy korsive. Nese ka dhene sinjal apo jo, kjo nuk kuptohet. Gjithsesi, makina e zonjes e ka marre goditjen nga mbrapa dhe shoferi qe merr goditjen nga mbrapa, ne shume pak raste ka faj. Por me 180 km/h qe po ecte motori, edhe nese ajo zonja do ndalej, motori do perplasej me makinen tjeter qe po kthehej. Dhe nese nuk do perplasej as me makinen tjeter, kushedi sa njerez mund te merrte ne qafe me ate shpejtesi. Duket sikur masa arrest shtepije eshte shume e rende per zonjen ne fjale, por sic thote dikush tjeter nga komentuesit, me sa duket duan te bejne sikur po i japin zgjidhje nje rasti fatal. Po te mos kishte qene ajo makine aty, kushedi se sa viktima do kishim patur ate dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu