• |
ide | kryesore

Basha nga Fieri: Beteja vijon, 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të premte ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier. Në kuadër të nismës së tij për të denoncuar krimet zgjedhore, kryedemokrati ka bërë me dije se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Sipas Bashës, regjimi Rama-Doshi ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë shqiptarët, edhe socialistët.

Lideri demokrat tha se kjo është një betejë që e nisën për shqiptarët dhe se do ta vijojnë për ta.

“Betejës tonë qytetare dhe europiane me program, me ide, me zgjidhje, e cila preku çdo shtresë, çdo grup interesi, çdo moshë në çdo cep të këtij qarku dhe të gjithë Shqipërisë, Edi Rama dhe regjimi i tij ju përgjigj me shitblerje masive votash, me shkelje flagrante dhe kriminale të kodit zgjedhor, të vet atij kodi që votuan në mënyrë të njëanshme më 5 tetor, me punësime masive të paligjshme dhe të rreme. Që nga bashkia e okupuar, tek Alb-Petroli dhe çdo fushë tjetër”, ka thënë Basha.

 



5 Comments

  1. dakord, zgjedhjet mbaruan, tani 4 vite do vazhdojme me blla blla. Jepi drejtim, Hap zgjedhjet ne parti, po qe i zoti fiton pra, ndryshe merre gruan dhe range roverin e hik..Tani eshte ceshtje e brendeshme, nga jashte e dhjeve!

  2. Eskursionisti me i paguar per eskursione . Merr dhe isufajt me vete futi nje barbekjy te mire dhe tallu me te madhe me shqipot se hak e kane. Me shum se kurre e kane hak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *