• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Polici i RENEA u arrestua kur po shkëmbente kokainën (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja nga operacioni i arrestimit të efektivit të RENEA-s Xhulio Liçi ditën e sotme së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij me mbi 1 kg kokainë.

Pas mbajtjes nën mbikëqyrje për disa kohë, rreth orës e 11:12 minuta të së premtes në aksin Tiranë – Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, policia ka vënë re se u parkua automjetin Benz me targa AA 463 TO që drejtohej nga Luan Gaçi.

Në atë vend është afruar një automjet tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami.
Këta dy të fundit kanë dalë nga automjeti dhe kanë shkuar tek bagazhi i makinës së tyre. Në atë moment është bashkuar edhe Luan Gaçi.

Pasi hap bagazhin Xhulio Liçi nxori një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmasë transparent. Brenda saj kishte 1.088 kg kokainë.

Në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Liçi e ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Dhe thone,se ne polici,ka edhe police te ndershem!!!!! Pe nuk ndien keta te ndershmit,kur ,ne cdo moment,shikojne pislleqet e kolegeve,me trafiqe,kontrabande,droge,dhe t’i denoncojne?,Sepse,edhe nese ka te tille police,te “ndershem”,ata jane sa gishtat e dores.Policia popullore,me te drejte quhet policia e krimit,he drejtohet dhe komandohet,nga rilindja.Sikoni dallimin e sjelljeve te policise tone.Neper mitingje,e protesta,ata versulen vrullshem,me shkopinj gome,me shkelma e grushta,me uje me presion,dhe bomba lotuese.Pra shume aktive,ndersa neper fushat e kanabisit,sillen,si ne nje dite pushimi.Apo,edhe me keq,ne vendet ku ndodh nje krim,policet,jo etem nuk ndihen,por edhe nese jane pak metra nga krimi,kthejne koken e largohen ne drejtimin tjeter,duke lene kriminelin,te largohet i qete.Sic duket mendojne se keta kriminele,do t’i kape drejtori i pergjithshem i policise Ardi,de si nje shofer taksie,do t’i sjelle,urte e bute,bile edhe me nje mareveshje dy paleshe,ne polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *