• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është efektivi i RENEA i arrestuar me 1 kg kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një efektiv i forcave speciale RENEA-s u arrestua nga kolegët e tij pasditen e së premtes pasi iu gjet me vete 1 kg kokainë.

Xhulio Liçi u vu në pranga pasi ishte mbajtur nën vëzhgim kohët e fundit. Mësohet se Liçi kishte rolin e transportuesit të drogës.

Policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e drogës dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *