• |
ide | kryesore

Harry kujton takimin e parë me Meghan

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë një podcasti me Dax Shepard Armchair Expert, Princi Harry foli hapur për disa çështje të rëndësishme të shëndetit të tij mendor. Mes të tjerash, ai rrëfeu gjithashtu edhe disa të pathëna në lidhje me fillimet e lidhjes së tij me Meghan Markle.

Ai kujtoi kohërat kur takoheshin fshehurazi, ndërsa mundoheshin ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre në Angli.

“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër. Duke bërë sikur nuk njiheshim, i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve”, tha ai. “Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshendesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje, duke i dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha”, -rrëfeu ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *