• |
ide | kryesore

Holanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën: Ka probleme me korrupsionin dhe krimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
2023



Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër ecjes së lirë në Schengehn, e mbajnë pasi që vendin tonë e konsiderojmë me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat. Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, – thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për RTV Dukagjini.

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se i kemi ofruar mjaft argumente shteteve skeptike si Holanda, se Kosova ka probleme në sundimin e ligjit. Ndryshe mendon analistit politik, Emir Abrashi, i cilit thotë se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe sa i përket liberalizimit të vizave. Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.



5 Comments

    1. Nuk te kuptoj ku po qellon..Nese Kosova ka probleme ne ekonomi me cfare lidhje/justifikimi Hollanda ne menyre hipokrite ndalon levizjen e lire? Apo eshte e lidhur me fene dhe me qeverite ektremiste te Hollandes?

  1. Mendoni që Hollandezët mendojnë që për Kosovarët është herët për liberalizim që tek e fundit dhe pse shtet i ri i ka standartet më lart se vëndi mëmë.Atëhere si mund të veprojë me Shqipërinë?Një pyetje retorike por që përgjigjia është e thjeshtë.

    1. Te lutem mos flasim per standartet e Kosoves se i dijme me mire. Kosovaret vec pordhes nuk kane asgje me lart, perkundrazi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *