• |
ide | kryesore

“Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për herë të parë, në Prishtinë dhe në Beograd është marshuar për qëllim të njëjtë. Në disa prej pankartave shkruhej se; Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet. Gjatë ditës, në Prishtinë është mbajtur një marsh pro Palestinës dhe palestinezëve, e nxitur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të përshkallëzuar izraelito-palestinez.

“Liria jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës” dhe “Liri Palestinës” ishin disa prej pankartave të cilat u prezantuan nga disa aktivistë, e aty u pa edhe – së paku – një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, dy ditë më parë, siç kanë raportuar mediat serbe, disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar marsh në kryeqytetin e Serbisë. Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar. “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”, -thuhet në një nga pankartat e zbuluara nëpër rrugët e Beogradit.

Nga e hëna e kësaj jave, konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve është ndezur, si asnjëherë viteve të fundit. Kujtojmë se mbi 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i javës.



14 Comments

    1. Pse mashtron o VK njeri . Clidhje ka VV ne ato qe thua. Ai MARSh(qe per Lapsin qenka MARSH) ne Prishtine, ishte nga vetem 15 persona(e ke foton dhe shko numeroji nqs nuk beson (kryetar shoqatash te sponsorizuar nga Turqia-qe per mendimin tim duhet te survejohen). Nga 2 milion shqiptar ne Kosove vetem 15 persona moren pjese ne ate MARSH,megjithese iu be reklame per 4 dite me radhe. Rrofte miqesia Shqiptaro-Izraelite. Poshte shtetet antishqiptare ,perfshire ato qe s’e kane njohur Kosoven (qe nga Rusi-Kina deri ne Palestine).

  1. te mbeshtetesh te verteten ,te drejten hakun ne pergjithesi eshte obligim hyjnor moral dhe njerzor,meriton respekt,kurse te luhet ve te verteten te drejten hakun,e tjetrit eshte nje injorance e papranushme dhe nje politik e qelbur dhe e deshtuar,drejt ndeshkimit saj dhe po te hetohet,do mesohen dy gjera ose jan serb ne emer te palesinezve osepermblellje e manipuluar me qellin percarjen e shqiptareve dhe injorimin e te vertetes se palesinezet jan nje komb i pastert besimtar i qendrushem vuajtur drejte si asnje komb tjeter ne bote qe meriton perkrahje respekt,por keto levizje te manipuluara nuk ndikojne ne asgje pozitive vetem se negative ne adres te serbeve mbasi e gjith bota po e respekton popullin palesinez lirin dhe dinjitetin e tije te verteten dhe respekton popullin e kosoves deri sa i lla lirin kurse serbet akoma vazhdojn duke i ren daulles injorances duke i terhequr gjith kunder o serb mashturues ,dhe te padrejt,logjika njerzore din ta ndaj te miren nga e keqa sepse jan aktet por beni mir te futeni ne guasken tuaj,qe te mos ju shtohet cmimi padrejtesis mos mendoni se jan gjith bota si ju apo gjith bota kan interes te bejne sic thoni ju mbasi ju nuk mund te plotsoni kriteret e ,interesit tuaj jo mbar njerzimit per te hyr ne pazaret e strategjive dhe interesave se delni ,,o me bisht mbeteni peng,ju jeni zen mat nga gjitha anet dhe mendoni si te zen mat te shpetoni permes antivleres padrejtesis pojo o te pagllendur padrejtesija e ka rendimentin urrejtje kosto cmim ndeshkim shkatrrim humbje vetshgenjim,vazhdoni se duke triumfuar jeni si firauni miloshevici dhe shum te tjer

    1. Komenti i bukur por abetaren merre se me ate germen ll paske probleme . Nuk thohet japim me qera lloma pore (dhoma)ishte nje shembull

    2. Mos e fut cdo gje tek besimi..I leme jashte kisha e xhamija.. Palestinezet nepermjet qeveriss se tyre, mohuan te drejten e qenies se Shtetit te Kosoves sikurse dhe masakren e vellezerve tane edhe se fundmi..Frazat dhe shprehje idiliake patetike dhe hipokrite, nuk i duhen kujt..askujt nuk i vjen mire qe vriten njerez por le ti leme menjane problemet e tyre, ti peshojne vete.mjaft me kaq

  2. Të protestosh për një gjë që ndihmon në një popull është mirë por kjo gjë duhet pa në kompleks.Pse vetëm nga Gaza lëshohen raketa?Sepse aty ndodhet ekstremi islamik.Ka të drejtë Izraeli të mbrohet?Sigurisht që po.Por pa u kaluar në një shkallëzim që mer jetë fëmijësh.Protestuesit në Prishtinë do ishin më mirë të demostronin dëshirën për mbrojtje të paqes si e vetmja rrugë për shmangie viktimash të pafajshme.Sa për manifestimin në Beograd nuk ja vlen të diskutosh!!Për tjetër gjë mblidhen e tjetër gjë shkruajnë parrulla!!!!Sërbi hesapi!!!

  3. ?? Duhet te forcohet akoma me shumë. Por, fëmijët nuk janë fajtorë. Asnjë jetë nuk duhet te ike nga kjo botë.
    Rroftë njerëzimi dhe vëllazëria ????

  4. Izraeli eshte shtet per se mbari! Me palestinezet ishte Enveri!!! I pruri ne Zall Herr per stervitje kurse ata sot jane kunder KOsoves!! Yp XHIXHI!! Nenat , ne esfel te shkojne megjithe serbet po deshet ju te Lapsit!!!!

  5. I kemi rregullu punet tona ne Shqiptaret qe te merremi me ate te botes!!!!
    Nuk jemi na ndo nji superfuqi si Amerika ose Rusia qe merren me ato pune.
    Nuk i vjene mire askujt kur vriten femij por m kujtohet kur perfaqesuesi i Palestines ne beograd pat dale para mediave me gjithe surat tu thone qe Palestina s ka me njohun kurre Kosoven si shtet.
    Une vellezen i kam Shqipyaret e Kosoves dhe jo palestinezet.

  6. “Palestinezët mbajnë protestë në Beograd, kurse ne Prishtine MARSH pro-palestine”- thote Lapsi,qe me gjithe respektin e madh per Lapsin, qe mbetet media me e pavarur, nganjehere ne fundjave ben edhe gabime. Nderkohe e verteta eshte. “SERBET (si anti-amerikane, anti israelite)marshojne ne Beograd (se s’ka palaestineze ne Beograd,pra jane serbe), kurse ne Prishtine 15 qytetare te marre (kryetar shoqatash) organizuan nje grumbullim kunder dhunes ne konfliktin e fundit.
    Ne shqiptaret jemi kunder vdekjes se femijeve te kujtdo, por njekohesisht, kemi hallet tona dhe s’ka pse te na interesoje politika mes dy shteteve te tjera. Po na u kerkua vota, natyrisht vota jone te jete pro aleateve (ShBA,BE,Izrael etj) dhe gjithmone kunder shteteve Rusi,Kine, dhe cdo shteti tjeter qe s’ka njohur pavaresine e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *