• |
ide | kryesore

Ky është shteti i parë në botë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë kundër Covid-19

-Instant, Arkiva, Planet



Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj ndaj Covid-19, duke u bërë kështu shteti i parë që ka bërë diçka të tillë. Madje, ka vaksinuar edhe shtetas të huaj që kanë hyrë në ishull.

Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10-12 mijë personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru.

“E urojmë grupin që është marrë me vaksinimin për këtë rekord botëror dhe të gjithë banorët që kanë kontribuar që Nauru të jetë një vend i lirë nga Covid-19”, lexohet në komunikatën e qeverisë.

(Republika e Nauru) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *