• |
ide | kryesore

Momenti kur dy bombat izraelite shkatërrojnë kullën në Gaza (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Izraeli është duke bombarduar masivisht Gaza-n nga ajri dhe toka si një kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara nga Hamas. Këta të fundit ndërkohë theksuan se po lëshojnë raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmit të policisë izraelite ndaj besimtarëve në xhaminë “Al Aksa”.

Deri më tani, forcat ajrore izraelit kanë shkatërruar një numër të madh ndërtesash duke pretenduar se përdoreshin për operacionet ushtarake dhe të inteligjencës nga “Hamas”, ndërsa jën bërë njësh me tokën edhe tre ndërtesa të larta në qendër të Gaza-s.

Njëra prej tyre ishte edhe qendra e televizioneve ku transmetoheshin live ngjarjet nga Gaza. Gazetarët kanë kapur momentin kur dy bomba të lëshuara nga një avion F-16 bien në katet e poshtme të ndërtesës duke e shkatërruar atë.

Autoritetet palestineze deklarojnë se deri më tani kanë vdekur më shumë se 100 persona nga sulmet e Izraelit, ndërsa këta të fundit konfirmojnë se raketat e “Hamasit” kanë vrarë po ashtu qytetarë izraelitë.

https://twitter.com/ABC/status/1392950240924344326



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *