• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti vijon këtë të premte me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjatë gjithë ditës, reshje të pakta lokalizohen në veri dhe më pak në qendër, ndërsa jugu vijon kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpeshta dhe pa shi. Duke iu afruar mesnatës, një sistem me vranësira dhe reshje deri mesatare do të vendoset mbi territor.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ditore, të cilat do të variojnë nga 7 në 24-25 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi jugor me shpejtësi mesatare në tokë, por deri e fortë në bregdet, era forcohet pas mesditës duke arritur në brigjet detare shpejtësi deri 65 km/h dhe për pasoje pritet aktivizim i detit deri në forcën 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *