• |
ide | kryesore

Po punonte tokën, gjen predhën e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një predhë luftarake që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të premte në Vlorë. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën. Predha është e rrezikshme, pasi dyshohet të jetë e paplasur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *