• |
ide | kryesore

Australianët protestojë ndaj sulmeve në Gaza

-Instant, Lajme, Planet



Qytetarët në Sidney dhe Melbourne kanë protestuar ndaj sulmeve në Gaza ndërsa konflikti midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit vazhdon të rritet. Mijëra persona janë  mbledhur në Sidney dhe qindra në Melbourne për të protestuar kundër Izraelit, duke pasqyruar protesta të ngjashme në qytete të tjera të botës.

Protestuesit jashtë Bashkisë së Sidney-t mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta duke bërë thirrje për Palestinën e lirë  dhe bllokimin e armëve në Izrael. Një vajzë e re mori pjesë në tubim me prindërit e saj duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Izraeli po vret fëmijë si unë”, raporton abcnews.al

Gjatë kësaj javë, Ministrja e Jashtme Australiane Marise Payne bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Rripin e Gazës ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Payne tha se qeveria ishte thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjithë udhëheqësve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndaluar dhunën dhe për të rikthyer paqen,” tha ajo në një konferencë shtypi në Uashington. Edhe Kryeministri Scott Morrison ritheksoi se dhuna në të dyja vendet duhej të merrte fund.

Ai i nxiti Australianët që kishin lidhje me konfliktin të vepronin me tolerancë dhe respekt. Më shumë se 130 janë vrarë në Gaza mes konfliktit që nisi të hënën dhe vazhdoi gjatë fundjavës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *