• |
ide | kryesore

Blerja e votës/ Sa qëndrojnë pretendimet e PD? Argumentat pro dhe kundër

Arkiva, Kryesore

Beteja për legjitimitetin e zgjedhjeve të 25 prillit është zhvendosur prej disa ditësh në atë që mund të konsiderohet si gjykata e KQZ-së, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Thelbi i përplasjes që po ndodh aty është se përfaqësuesit e opozitës i kërkojnë “gjyqatrëve” të KAS tu drejtohen me kërkesa institucioneve shtetërore, për të marrë informacionin zyrtar për blerjen e votës përmes legalizimeve, pagave fiktive, dëmshpërblimeve nga tërmeti apo fryrjes së buxhetit për ndihmën sociale. Nga ana tjetër qëndrimi i shumicës të zgjedhur nga PS-ja pretendon se i takon palës denoncuese të sjellë provat. Argumenti i tyre që divulgohet pastaj nga mediat pranë qeverisë është se opozitës i mungojnë faktet për të mbrojtur tezën e saj të manipulimit të zgjedhjeve.


Në fakt ky debat, që shpesh ngatërrohet me qëllim ka dy anë: Së pari atë politike dhe së pari atë juridike.


Të parën opozita e humbi në mëngjesin e 26 prillit kur thirri fitore dhe kur shpalli në sy të të gjithëve se regjimi ishte shembur me votë. Pasi ka njohur njëherë procesin dhe ka pretenduar se ka dalë fitimtare përmes tij, besueshmëria e saj për ta kontestuar më pas rezultatin është rënuar në maksimum. Sepse po ti shohësh të gjitha pretendimet e PD ato kanë të bëjnë me fakte që kanë ndodhur para ditës së zgjedhjeve. Kështu krahasimi i parave të shpërndara këtë vit i krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është i frikshëm.

Lexo me tej:

Andi Bushati: “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Ajo flet për 63 milionë euro paga të dhëna gjatë periudhës zgjedhore, për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike, për 125 milionë euro të shpërndara nga bashkitë socialiste ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit.

E këtu vijmë tek ana e dytë e dabatit. Sepse pavarësisht se e humbi betejën politike, sepse ndonëse besoi me naivitet tek sistemi, kjo nuk do të thotë se PD e ka humbur edhe të drejtën për të kërkuar transparencë dhe drejtësi për zgjedhjet. E në këtë pikë argumenti i socialistëve se po nuk solli PD-ja provat e manipulimit çështja duhet varrosur, nuk qëndron. I takon KQZ dhe gjykatës të saj zgjedhore ti shkojë deri në fund pretendimeve për këto miliona që besohet se kanë ndikuar në zgjedhje.

PD: KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale

Sepse me ligjin shqiptar KQZ është e ngarkuar të kontrollojë punën e të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Neni 137 i Kodit Zgjedhor e ka të shkruar qartë se “KQZ-ja u kërkon organeve të administratës publike të vënë në dispozicion informacione, dokumente ose çdo provë tjetër që kërkohet ose çmohet e nevojshme për hetimin administrativ”. Pra alibia se opozita nuk ka sjellë provat, prandaj KAS nuk do hetojë është një përpjekje për të mbuluar manipulimin. Dhe ndonëse PD demostroi një idiotësi proverbiale politike duke besuar se një regjim mund të mundet me votë, juridikisht shqiptarët kanë të drejtë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në 25 prill dhe se sa janë të vërteta pretendimet e milionave të hedhura në prag të zgjedhjeve.

©Lapsi.al

 

18 Comments

      1. Lap, lap hajd ma kap
        Leshin tim ta bosh corap

        Qe nga Vlora ne Dukat
        O Stalin te qivja grat
        Nga shtepia ne brez te shtate

  1. Sa qendron blerja e votave? Shikoni rastin e Tom malokut. Edhe pse ambasadorja amerikane e tha cope, si kurre me pare me emer e mbiemer qe Tom Doshi nuk duhet te kandidonte, Rama nuk hoqi dore prej Tomes.
    Dhe e katapultuan Kryetar te PSD pluhrosur e shurrosur te Gjinushit.
    Per nje muaj fushate Tom maloku shperndau Ide Socialdemokracie a Leke ne dore, kjo kuptohet lehte, Toma nuk lidh dot dy fjali!
    Pastaj pa gdhire 26 prilli Toma dorhiqet nga mandati (me urdher nga lart), duke bere mjaft per te bindur kedo se kur Tom maloku ble 3 mandate deputetesh, e nuk paska blere dot ky Pushtet me shume Toma nen sqetull?

  2. Argumenti i Rilindjes është që PD duhet të thyej zyrat e Shtetit dhe të marri shkresat ose ti hackoje sistemet e të marri informacionet që duan ti jepet si provë. Edhe nëse do e benin këtë do konsiderohej prove e pavlefshme pasi është marrë në mënyrë të paligjshme.

    Thjesht nuk duan të bëjnë transparencë e të heqin çdo dyshim edhe për hir të opinionit publik, por do e mbyllin si diçka normale që ndodh rëndomtë në zgjedhje nga partia në pushtet, dhe është faji i opozitës që nuk u tregua e shkathët me çunat problematik si PS.

    1. Qe u blene, u blene. Bleu, PS-ja, bleu PD-ja, por kerdine beri LSI.
      Keshtu do te ndodhe edhe ne 2025, keshtu edhe ne 2029.
      Prandaj ti NAMUT, mbaji keto shkrime copi paste se do te duhen perseri pas 8 vjetesh.
      Hee, ha byrek me gjize aty.
      Apo s’ka me.
      Epo vra veten.
      Sa te kemi Lulin, jemi OK.

      1. Ke ngatërruar komentues shoku rojtar brigade propagande.

        Nuk janë justifikime të pranueshme vjedhja e shtetit dhe bashkëpunimi me grupet kriminale në shërbim të blerjes së votave si kundërpërgjigje ndaj LSI.

        Në një vend normal dënohet kushdo që merret me këtë punë, por një militant i verbër nuk sheh dot përtej karriges së liderit.

  3. Rama tregoj se ne menyr absolute eshte me i afti ne Europ per te vjedhur. Ata qe nuk ”shofin” vjedhjen e miljona € , jan ata qe 45 vite i u nenshtruan PPSh , ata edhe sot edhe e dua Enverin dhe jan ne gjendje te han bar por dore nuk i zgjasin armikut.

  4. Luli nuk do me e lone kolltukun. Kaq i thjeshte osht muhabeti.

    Kto historinat me pare e te bleme votash, jane, “merre me long se mishi u mbaru”

  5. Gjer sa ka nji popull idiot debil pa moral dhe dinjitet radhën tjetër ripjella do ju blejë këtyre deleve edhe gratë motrat gocat dhe do ju a shkërdhejë nëpër bordelot e Titonës e mor popull idiot he Corona të pastroftë

  6. Gjer sa ka nji popull idiot debil pa moral dhe dinjitet radhën tjetër ripjella do ju blejë këtyre deleve edhe gratë motrat gocat dhe do ju a shkërdhejë nëpër bordelot e Titonës e mor popull idiot he Corona të pastroftë

  7. Gjer sa ka nji popull idiot debil pa moral dhe dinjitet radhën tjetër ripjella do ju blejë këtyre deleve edhe gratë motrat gocat dhe do ju a shkërdhejë nëpër bordelot e Titonës e mor popull idiot he Corona të pastroftë

  8. 🙂 militantet e partise babale do kene kohe te lehin edhe 4 vjete te tjera per leket imagjinare te vjedhjes se votave. Edhe provat i duan nga qeveria. Ilir Rusmaili po i ben te duken akoma me qesharake.

  9. Një ndër skandalet më të mëdha në manipulimin e zgjedhjeve të fundit, ishte sistemi i “patronazhimit”, një model i ri “modern” i sistemit të spiunimit të sigurimit famëkeq enverist.
    Si dhe nga kush doli ky manipulim i ndyrë ?
    Portali “Lapsi” arriti që ti marë të dhënat nga lidhjet me kupolën e PS.
    Në vend që SPAK të merte në pyetje krerët e qeverisë e të strukturave partiake të PS, kërkoi bllokimin e këtij portali dhe konfiskimin e materialeve që kishte siguruar ai.
    Një histori e ngjashme kjo me dosjet famëkëqija për masakrat zgjedhore në Dibër e Durrës.
    Atje ishin disa prokurorë të Prokurorisë së krimeve të rënda, që kishin siguruar përgjime për ato zgjedhje, e në vënd që ato të përgëzoheshin e të nxiteshin për ta çuar deri në fund hetimin e tyre, u bënë objekt i sulmeve të qeverisë dhe prokurores së përgjithëshme “të përkohëshme”.
    Portalit “Lapsi”, i dha të drejtë Gjykata e Hagës dhe i doli në mbrojtje.
    Kurse çuditërisht , zbulimet si të Zërit të Amerikës, ashtu edhe të gazetës gjermane Bild, nuk pati asnjë Gjykatë ndërkombëtare që ti mbështeste.
    Tendenca për ta relativizuar masakrën zgjedhore duke abuzuar me retorika boshe se a ishin manipulimet gjatë apo para zgjedhjeve, apo për të ridikulizuar liderin e opozitës se përse ai deklaroi se “fitoren opozita e ka në kutitë e votimeve”, më duket një përpjekje e kotë të mbulosh diellin me shoshë.
    Janë bërë shkelje drastike të neneve të kodit zgjedhor që miratoi ky parlament sipas projektligjeve të kësaj qeverie.
    KAS e KQZ kanë për detyrë të hetojnë jo denoncuesit e shkeljeve të ligjit, pra opozitën, por qeverinë që ka shkelur kodin zgjedhor që miratoi vetë me parlamentin njëpartiak.
    Që në kundërshtim me formulimet në Kodin zgjedhor, kjo qeveri angazhoi të gjithë administratën shtetërore , që nga bashkitë e deri në ministrat e saj, për të bërë fushatë zgjedhore, që kodi zgjedhor e ndalonte 4 muaj përpara zgjedhjeve dhënien e ndihmave , punësimet masive në administratë, shpërndarjen e parave për tërmetin, legalizimet, blerjet e votave dirrekt , jo vetëm opozita partiake, por pjesa dërmuese e shqiptarëve janë dëshmitarë se kjo ka ndodhur.
    Ka apo nuk ka fakte të shkruara ?
    Opozita ka denoncuar fenomenin në tërësi duke ju referuar rasteve të veçanta e publikimeve të INSTAT.
    Po opozita nuk ka asnjë akses në administratën shtetërore ku ekzistojnë faktet, dokumentat.
    Janë institucionet qeveritare qëndrore e lokale të cilët duhet të informojnë KQZ apo KAS se sa janë shifrat e parave të harxhuara nga qeveria para zgjedhjeve.
    Në kodin zgjedhor, ndalohet edhe forma e propogandës 4 muaj para zgjedhjeve, me inagurime të objekteve të ndërtuar rishtazi apo qoftë edhe të fillimit të punimeve për objekte të reja e deri tek projektet e fantazuara 3D.
    Janë të mbushura të gjitha mediat me lajme të “faktuara” me foto e video, ku Rama apo Veliaj, ministra apo kryetarë bashkishë bëjnë shou propogandistik parazgjedhor me inagurime.
    Do të mjaftonte që ti kërkohej mediave që të dërgonin nga arkivat e tyre këto “fakte”, e KQZ , edhe me një fakt të vetëm për ndonjë shkelje të tillë flagrante, të dilte me kërkesën e ndëshkimit për personat që kanë abuzuar.

  10. Ik hap krahun ti bësh nder demokracisë o idiot, se na more në qafë që mbështetëm një debil….Largohu një orë e më parë, o bastard. Mallkuar qoftë dita që votova dhe besova tek ty”.

    Këto janë vetëm disa nga komentet që demokratët kanë lëshuar ndaj Bashës në rrjetin e tij social, ndërsa ai shfaqet i lumtur, duke festuar.O byrektore te lulzime salih BBasha o shpellkare cecene akoma mereni mundimin të komentoni mbas humbjes qe pesuat dhe kete rradhe,por ju do hani byrek prandaj vazhdoni dhe lepijini loqet e bythen salihut lulit dhe mos harroni liken

  11. Ish-deputeti i PD dhe drejtuesi i KQZ në rinumërimin famëkeq të vitit 2011 të votave për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arben Ristani ka pranuar haptazi atë që të gjithë e dyshonin.

    Ristani e ka quajtur Bashën një humbës të përhershëm që nuk ka fituar asgjë duke thënë se “në 2011 e di unë sesi fitove”. Fjala e tij është ndërprerë nga deputeti Ervin Salianji duke bërë që Ristani të heshtet me ovacionet e të tjerëve për Salianjin.

  12. Corona u marrt qe nga edi e dei te pinjolli i fundit te komunizmit gramos ruci etao tao elis lefter nasip alfred peza frrok spiuni bolo bolino e cu permban pragu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu