• |
ide | kryesore

FOTO/ E dashura e la se luante Fortnite, Dele Alli fotografohet në momente intime me vajzën e Guardiolës

-Instant, Sport



Pep Guardiola është i lumtur për titullin e fituar nga Manchester City i tij dhe i përqendruar për finalen e Champions kundër Chelsea, por faqet e para të tabloidëve angleze mund të mos i kenë pëlqyer shumë. Mesfushori i Totenhemit, Dele Alli është fotografuar duke u puthur në publik me vajzën e teknikut katalanas, ose të paktën kështu pretendohet nga The Sun.

Pretendimi është bërë edhe më i lëkundur nga fjalët e Marias, që i ka thënë miqve se me lojtarin “janë vetëm miq dhe asgjë më shumë”. Në fakt, nëse cifti në foto janë ata të dy, kjo bëhet e vështirë për tu besuar.

Fantazisti i Spurs, që vetëm pak kohë më parë është ndarë nga 23-vjeçarja Rubi Mae, që e akuzoi se ai “kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite”, është fotografuar duke u puthur me një vajzë, e cila raportohet të jetë Maria. Të dy janë me shpinë dhe është vështirë të identifikohen, por sipas The Sun, Dele Alli i është afruar vajzës së Guardiolës në një lokal dhe pas një bisede të gjatë shkëmbyen edhe puthjen, që nuk i ka shpëtuar reporterëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *