• |
ide | kryesore

FOTO/ Giulia D’Urso, akuzohet në rrjetet sociale për ‘spiunim’: “Po më masakrojnë për darkën e Lukakut”

-Instant, Sport



“Bëra gabim që shkova në atë darkë, por po më masakrojnë dhe unë nuk kam bërë asgjë”. Kështu ka deklaruar Giulia D’Urso, e cila mohon të ketë paralajmëruar karabinierët në lidhje me “festën” e Lukakut, në të cilën ishin të pranishëm edhe Hakimi, Perisic dhe Young. “Unë nuk jam aq budallaqe sa të kem njoftuar Forcat e Rendit – përsëriti influencuesja -. Thonë gjithashtu se u gjobita, por edhe kjo nuk është e vërtetë.”

“E vetmja gjë ku gabova është që mora pjesë në atë darkë, por nuk kam pse të masakrohem në këtë mënyrë”, shtoi Giulia në profilin e saj në Instagram, duke folur për “gënjeshtra në lidhje me të” dhe gjithashtu duke njoftuar se është e gatshme të mbrojë veten në institucionet e duhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *