• |
ide | kryesore

Ibrahimovic lë takim në Euro2020 me Suedinë: dalin konkluzionet e konsultës mjekësore

-Instant, Sport



Kampionati i Zlatan Ibrahimovic ka mbaruar, por ka edhe një lajm të mirë për sulmuesin e Milanit. Konsultimi që ai iu nënshtrua pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Juventusit dha një rezultat pozitiv: problemi i gjurit ekziston, por është më pak serioz sesa mendohej fillimisht. Për Ibrën do të jenë tre javët e pushimit, një periudhë që gjithësesi do ta lejojë atë të marrë pjesë rregullisht në Kampionatin Evropian me Suedinë.

Pas dëmtimit në ndeshjen në Allianz Stadium kundër Juventus, që bëri të mendohet më e keqja për karrierën e tij, duke parë se u dorëzua pa ndonjë kontrast dhe vetëm pas një lëvizje të vrazhdë, Ibrahimoviç iu nënshtrua testeve klinike dhe kishte një konsultë me Dr. Musahl, mjeku i cili e kishte operuar në gju në Pittsburgh, në kohën kur luante për Manchester United. Lajmet për lojtarin janë pozitive, ndërsa Milan do të duhet t’i thotë mirupafshim në sezonin e ardhshëm liderit të tyre.

Duke përjashtuar problemet me ligamentin kryq, për Ibran mjeku gjeti vetëm probleme në lidhje me kërcet që mund të zgjidheshin brenda tre javësh. I përkthyer në gjuhë më të thjeshtë, kampionati ka mbaruar por sipas të gjitha gjasave Zlatan do të jetë i pranishëm në Kampionatin Evropian me Suedinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *