• |
ide | kryesore

Ledri dhe Kida së shpejti në një bashkëpunim

-Instant, Paparazzi, Slider



Ledri Vula ka premtuar se këtë vit do të sjellë hite dhe në fakt duhet të përgatitemi për shumë të tilla. Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.
Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin. “Prive” ka mësuar se dy miqtë po përgatiten për një këngë të përbashkët, që do të publikohet këtë verë dhe me siguri do të bëjë namin kudo.

Gjithashtu thuhet se Ledri do të sjellë këngë edhe me një artiste tjetër shqiptare, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë. Nga ana tjetër pritet që së shpejti ai të publikojë këngën më të re, të cilën e ka xhiruar në Dubai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *