• |
ide | kryesore

“Manchester United, 45 milionë nuk mjaftojnë”: Real Madrid kthen në Old Trafford ofertën për Varane

-Instant, Sport



Manchester United ka nevojë për forca të reja në qendër të mbrojtjes dhe kjo u bë e qartë për të gjithë që kur kapteni Harry Maguire u dëmtua kundër Aston Villas. Për shkak të dëmtimit në kavilje, Maguire që nuk kishte humbur asnjë minutë në sezonin e United në Premier League, ka lënë një boshllëk të madh në prapavojën e Red Devils.

Sipas Mirror, Manchester United ka gati një ofertë prej 45 milionë euro për të marrë në Angli mbrojtësin francez të Real Madrid, Raphael Varane. Klubi i Florentino Perez e konsideron ofertën e Red Devils të pamjaftueshme, duke e vlerësuar cmimin e qendërmbrojtësit të tyre rreth 70 milionë euro.

Një kundërpërgjigje që e ka vënë në mendime United, duke qenë se Victor Lindelof ka treguar limitet e tij në humbjen 4-2 nga Liverpool e partneri i repartit, Eric Bailly, nuk bëri më mirë. Me këtë qëllim, anglezët kanë bërë progres në propozimin për ti marrë Real Madrid Raphael Varane, që është një nga dy përforcimet që United ka shënjestruar në La Liga. 28-vjeçari ka qenë pranë transferimit në Old Trafford në disa raste në të kaluarën dhe drejtuesit e klubit janë të dëshpëruar që më në fund ta konkretizojnë goditjen këtë verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *