• |
ide | kryesore

Sa kushton një minut për Apple dhe Google

-Instant, Stil

Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në total vitin e kaluar. Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020. Në fakt, në rastin e Amazon, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se $830,000 të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit.CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që 7 prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në SEC në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021. (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)


Amazon: $837,330.25 për minutë


Apple: $691,234.57 për minutë

Alphabet: $426,805.56 për minutë

Microsoft: $321,805.56 për minutë

Facebook: $201,936.73 për minutë

Tesla: $80,162.04 për minutë

Netflix: $55,270.06 për minutë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu