• |
ide | kryesore

Skënderbeu, mbijetesë e sigurtë (pothuaj): Kukësi vendos skuadrën që rrëzohet

-Instant, Sport



Titullin mënjanë, mbijetesa është cështja tjetër e pazgjidhur e një kampionati me befasi e emocione të mëdha. Tre skuadra sfidohen në tre javët e fundit për një vend shpëtimi e një playout-i, të ndarë nga vetëm një pikë. Natyrisht mund të vendosë shumë ndeshja direkte, si ajo që Kastrioti e Bylis do të luajnë në Kamëz në javën e parafundit, apo edhe fakti se Skënderbeu një bonus të madh në vrapimin drejt shpëtimit spektakolar mund ta marrë përballë Apolonisë që ka rënë nga kategoria. Por është vetëm një skuadër që do të luajë me te tre skuadrat e përfshira në mbijetesë në tre javët e fundit të kampionatit dhe është Kukësi.

E gjithë cështja është se duke qenë pa kurrëfarë objektivi, veri lindorët e Josës do të ktheheshin në gjykatësin e mirëfilltë të trekëndëshit në lojë. Pikërisht kështu, sepse Blutë e nisin me Bylis në javën e 34, vizitojnë Korcën pikërisht kur dy të tjerët përplasen në sfidën direkte dhe presin në të 36 Kastriotin. Kështu, mënyra si karikohet Kukësi, që për nga kualiteti ka diferenca me treshen e mbijetesës, do të përcaktojë shumë në këtë betejë të vërtetë.

Kush merr pikët kundër Ibraimit e të tjerëve, mund ta quajë veten të shpëtuar. E në këtë pikë të treja skuadrat e përfshira do të kthehen të mendojnë raportet që kanë me Kukësin, sepse nëse ata luajnë ndeshjen të karikuar si për një trofe, do të jetë e vështirë për këdo prej triadës ti bëjë ballë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *