• |
ide | kryesore

Transportonte klandestinë në Tiranë, arrestohet në Kakavijë i riu nga Bangladeshi

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin S.I., 21 vjeç.


I riu u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu