• |
ide | kryesore

U dënua me rreth 14 vite burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, eurodeputeti i “Agimit të Artë” ekstradohet në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eurodeputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh dhe më pas është vendosur në arrest shtëpiak në Bruksel pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij, është ekstraduar sot në Greqi.

Gjykata greke pas dënimit të tij me 13 vjet e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të kësaj partie kishte kërkuar heqjen e imunitetit nga PE dhe dorëzimin e tij në vend për të vuajtur dënimin në burgjet greke.
Pasi ka mbërritur i prangosur dhe i shoqëruar me policë në aeroportin e Athinës, ai është paraqitur para Prokurorit të Ekzekutimit të Dënimeve në Gjykatën e Apelit për të marrë dënimin me burg, bazuar në vendimin e lëshuar nga Gjykata Penale e Apelit me tre anëtarë në 22 tetor 2020, dhe thuhet se më pas do të çohet në burgun e Domokosë.
Lagos ishte një prej 50 të dënuarve prej drejtësisë greke, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë greke të pasluftës.
Ndërkohë mbetet ende i paarrestuar Kristos Papas i shpallur në kërkim, një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, partisë ekstremiste të djathtë që pas krizës ekonomike në 2010 për disa vite u be forca e tretë politike në vend./Tch



3 Comments

  1. Kristos Papas eshte ai tipi qe intervistoi Tur Zheji para ca vitesh me duket.
    Nuk e di pse jane shpall organizate kriminale keta, por njerez qe deklarohen si mbeshtetes te BLM ne SHBA kane bere vrasje ne protesta te thirrura nga BLM, garancite e tyre per te dale nga burgu jane paguar nga BLM, dhe BLM jo vetem nuk eshte shpall organizate kriminale, por e gjen lirshem te ekzpozuar nga muret e cdo qyteti medioker Europian e deri tek sloganet e koorporatave me te fuqishme ne bote.
    Agimi i arte eshte patjeter parti e urryeshme deri ne palce por liria e shprehjes eshte me e rendesishme sesa pasojat qe mund te shmangen nga mbyllja e dhunshme e gojes se kundershtareve politike, per me teper kur njerez te votuar.

  2. Edhe dicka, me kete logjike PS-ja me 19 kriminele ne parlament, me raste te kapura mbeshtetesish te saj duke blere vota dhe vjedhur te dhena personale, do te duhet te ishte shpallur me kohe organizate kriminale, dhe jo vetem drejtuesit e saj por mbase cdo anetar duhet te shkonin automatikisht ne burg. Pavaresisht sa dhume e ‘duam’ PS-ne, nuk themi dot qe kjo eshte normale sepse behet fjale per parti politike gjithsesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *