• |
ide | kryesore

Video/ “Kualifikimi më i bukur”: Atalanta në Champions, Spezia e Ismajlit ‘shpëton’

-Instant, Sport, Video



Atalanta merr tre pikët dhe zyrtarisht edhe kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. 4-3 i arritur jashtë fushe kundër Genova është rezultat i një pjese të parë perfekte nga lojtarët bergamask (golat nga Zapata, Malinovskyi dhe Gosens) e ndjekur nga një pjesë e dytë plot shpërqendrime: 1-3 nga Shomurodov pastaj 1-4 nga Pasalic dhe në fund vuajtja e rikuperimit genoan me një penallti (prekje e topit me dorë e Gosens në zonë) nga Pandev dhe goli i dytë personal i Shomurodov.







Gian Piero Gasperini mund ti gëzohet tani fitores në Marassi, që e kualifikon në Champions League për të tretin vit radhazi. “Ky vit u duk edhe më i vështirë – tha trajneri -. Ekipi pati një reagim të shkëlqyer nga dhjetori e tutje, për më tepër kualifikimi arriti një ditë më herët. Kualifikimet janë të gjitha të bukura, por ai i këtij viti ka shije më të mirë. Kupa e Italisë od të ishte kurorëzimi i këtyre sezoneve. Në këto vite ne kemi arritur tre kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe dy finale, trofeu mund të jetë qershia mbi tortë “.

Spezia e Ardian Ismajlit ka siguruar qendrimin në Serie A, me një javë avancë, pasi mundi Torinon 4-1. Ndeshja perfekte në përplasjen direkte për ‘shqiponjat’, që shkuan në pushim me avantazhin e dy golave përpara intervalit me Saponaran dhe penalltinë e Nzola. Në pjesën e dytë, Belotti u përpoq të rihapë ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë, por Nzola dhe më pas Erlic vulosën pokerin vendimtar për qëndrimin në Serie A. Toro tashmë është në rrezik të madh një javë nga fundi.







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *