• |
ide | kryesore

Video/ Roma fiton derbin pas 959 ditësh: Lazio, lamtumirë Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës për javën e 37 të Serie A, Roma mposht 2-0 Lazion e kthehet të fitojë derbin kryeqytetas pas 959 ditësh. Skuadra e Fonsecas hipotekon vendin e 7° që vlen Conference League, ndërsa Inzaghi i thotë matematikisht lamtumirë ëndërrës Champions League. Një pjesë e parë pak spektakolare, në të cilën shënoi Muriqi, por në mënyrë të parregullt (gol i anulluar) e që u zhbllokua në minutën e 42′ nga Mkhitaryan. Verdhekuqtë u rritën shumë në të dytën dhe e mbyllën sfidën me një goditje të Pedros nga distanca (78′).

Derbi thotë Roma. Fitore qartësisht e merituar, siguruar falë golave nga Mkhitaran në pjesën e parë dhe Pedro në pjesën e dytë. Një sukses që nuk e shpëton sezonin, por që lejon verdhekuqtë ta mbyllin me një buzëqeshje. E mbi të gjitha, trajnerit të tyre Fonseca të largohet nga Roma me fitoren e parë në një derbi dhe me suksesin e parë në këtë kampionat kundër një prej skuadrave të kreut. Të tre pikët e fituara gjithashtu lejojnë verdhekuqtë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Conference League. Shumë dobët Lazio. Bardhekaltrit luajtën mirë vetëm në gjysëm ore të ndeshjes, gjatë së cilës, megjithatë, kanë gabimin që nuk përfituan nga mundësitë e krijuara. Pastaj vuajtën, patën vështirësi dhe u zhduken nga fusha. E me humbjen e pësuar i thanë edhe lamtumirën Champions League.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *