• |
ide | kryesore

Video/ Tre penallti, një gol i dyshimtë, kartonë të kuq e polemika: Juventus mposht Inter me 10 lojtarë

-Instant, F1, Sport, Video



Një fitore për të shkuar ‘deri në fund’. Në javën e 37 të Serie A, Juventus mposht 3-2 Inter e mbetet në garë për zonën Champions. Në pjesën e parë Handanovic (24′) i priti një penallti Ronaldos, por CR7 e gjeti topin sërisht në këmbë duke e shtyrë në rrjetë. Penalltia e dytë, po me VAR ishte në favor të Inter e i dha mundësinë Lukakut (35′) të barazojë rezultatin. Bardhezinjtë rimorën avantazhin sërisht në fundin e pjesës së parë me një silurë, të devijuar nga Cuadrado (48′). Në pjesën e dytë Juventus mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë për Bentancur (55′), por zikaltrit e cuan ndeshjen në 2-2 vetëm falë autogolit të Chiellini (85′), që protestoi shumë për një faull të Lukakut që arbitri e anashkaloi në kontrollin e VAR. Në fund, vendosi Cuadrado (88′) me një penallti të fituar vetë ndaj Perisic e të shndërruar në gol po nga vetë kolumbiani përballë Handanovic. Karton i kuq edhe për Brozovic (92′) dhe tani Juventus pret cfarë do të ndodhë në ndeshjet e Napolit e Milan.

Fiton Juventus, humbet Inter e gara për Champions mbetet e zjarrtë. Në Stadium triumfon skuadra me më shumë motive, por ndodhi gjithcka. Me Calvarese që akordoi tre gola në pesë me video, vendosën Ronaldo (pasi Handanovic i priti penalltinë), Lukaku (edhe ai nga pika e bardhë), një e djathtë e Cuadrados e devijuar nga Eriksen, autogoli i Chiellinit që u duk se dënoi bardhezinjtë, e në fund Cuadrado që fiksoi 3-2 përfundimtar. Në Allianz një fitore prestigji, kundër Contes dhe kampionëve të rinj e që i con bardhezinjtë të katërtët të paktën për një natë. Fiorentina-Napoli nesër bëhet e rëndë, por edhe Milan nuk mund të bëjë shaka me Cagliarin.



1 Comment

  1. Juventus quravec dhe nuk e meriton nje vend ne Champions. Ndeshjen sot ia dha arbitri ne menyre te shemtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *