• |
ide | kryesore

Vlorë/ U kapën me fara kanabisi, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, pasi janë kapur me fara kanabisi. Të arrestuarit janë G. S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë; R. S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Sipas policisë, këta të fundit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-G. S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë;

-R. S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S., shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *