• |
ide | kryesore

Vrasja e Mehmet Qemës, gjykata merr vendimin për Marius Demën dhe 4 të tjerët

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Mehmet Qemës, duke e lënë atë në burg. Mësohet se kjo masë u kërkua nga prokuroria për Marjus Demën, i cili akuzohet për ‘vrasjes me dashje’ megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Ndërkohë, për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin u la masa ‘arrest shtëpie’. Ndërsa ‘Detyrim paraqitje’ për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin si dhe Eder Pjetrin.

Nga salla e gjyqit, Dema ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale, ndërsa shprehu pendesë të madhe për krimin. “Vrava vëllain tim!”, mësohet të ketë thënë para togave të zeza 28-vjeçari.

 

 

 



1 Comment

  1. Ka qenë shkurt i vitit 1991. PD e sapo krijuar kishte, jo forume normale, por një sajesë masovike që quhej ‘Komisioni Nismëtar’ dhe në krye kishte Azem Hajdarin. Kuptohej lehtë pse ishte sajuar kjo krijesë hermafroditë: Pritej se kush do të ishte më i forti që të pushtonte partinë.

    Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë. Azemi u spostua, sepse ‘nuk kishte kulturë sa të merrej vesh me të huajt’. Anëtarët e Komisionit, afër mesnatës, erdhën në redaksinë e Rilindjes Demokratike, ishin 13. Tre prej tyre kandiduan si kryetarë: Meksi, Pashko dhe Berisha. E vetmja herë me votim të fshehtë. Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota. Dhoma e mobiluar me dy tre stola lulishteje, ishte e shtruar me dërrasa; ç’kanë hequr ato dërrasa nga shkelmat e Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *