• |
ide | kryesore

Zbuloni trendin më të ri të sjell nga yjet e Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Kujt nuk i kujtohen unazat plastike shumëngjyrëshe që mbanim në fëmijëri? E dimë që kanë kaluar shumë vite, por disa gjëra mbeten në kujtesë gjithmonë, sidomos veshjet e aksesorët e preferuar. Besoj e keni kuptuar se unazat plastike me ngjyra janë rikthyer në modë falë TikTok-ut dhe vajzave të famshme që e kanë përqafuar këtë trend dhe e kanë risjellë në mënyrën më moderne të mundshme.

Yje si Kylie Jenner, Dua Lipa dhe Bella Hadid janë parë me unaza të shumta të tilla dhe duken aq bukur.

E vërteta është se vera do të dukej e mërzitshme me aksesorë minimalistë, prandaj është koha e duhur për të rikthyer në modë këto bizhuteri të guximshme e me ngjyra. Në këto kohë të zymta, idetë kreative në modë dhe dizajn janë ato që dëshirojmë. Përveç kësaj, bizhuteritë modeste nga 2 metra larg (për shkak të distancimit social) vështirë se vërehen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *